Fëmija më i madh i mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, ka dhënë një intervistë të rrallë ngase jo shumë shpesh del para mediave.
20 vjeçari tha se ishte duke punuar shumë për të vazhduar trashëgiminë e babait të tij, teksa mundohet të krijojë edhe rrugën e tij të suksesit, transmeton arbresh.info.
Prince Jackson ka krijuar kompaninë e tij të produksionit të cilën e ka quajtur King’s Son Productions.
“Babai im ishte Mbreti i Popit, unë kam lindur si Princ dhe më duhet të vazhdoj si i tillë. Ai ka punuar shumë për këtë emër, edhe unë do ta bëj të njëjtën”, tha Prince Jackson.
“Unë jam djali i Mbretit, por unë jam duke punuar për të fituar epitetin tim”, shtoi ai.
Ai gjithashtu shtoi se nuk e kishte ditur se sa shumë babai i tij kishte ndikim tek njerëzit deri sa i kishte parë burrat dhe gratë teksa alivanoseshin në koncertet e tij.
Prince gjithashtu është duke punuar edhe në bamirësi, ai ka krijuar organizatën Heal Los Angeles, me të cilën ndihmon të abuzuarit, të uriturit dhe të pa strehët./Arbresh.info
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj