Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta janë një ndër çiftet më të pëlqyera në estradën shqiptare.
Moderatorja dhe Dj Dagz krijuan një lidhje dashurie pothuajse dy vite më parë, gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Albania , shkruan Arbresh.info.
Menjëherë pas përfundimit të këtij formati, dyshja nuk pritën më dhe sollën në jetë një djalë i cili sot mbush 7 muaj.

Vogëlushi mbanë emrin Trev, një emër mjaftë i veçantë.
Megjithëkëtë Enxhi dhe Dj Dagz (emri artistik i Arbër Gumnishtës), nuk hezitojnë të publikojnë imazhe të reja për përditshmëria e tyre me djalin, por pa ia zbuluar fytyrë.

Së fundmi, familja Gumnishta ëmbëlsuan Instagramin me disa fotografi të reja ndërsa nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e shumta pozitive.
Kujtojmë se Einxhel, pas lindjes së djalit është zhvendosur nga Tirana në Prishtinë për të kompletuar familjen e vogël 3 anëtarshe./Arbresh.info.

Numërohen 60% të votave, këto janë top 10-shet e tri partive...
Vuçiq: Kushti për blerësin e NIS-it është që rafineria të va...
Erdogan: Njohja e Somalilandit nga Izraeli e paligjshme dhe ...
Williams kritikon ashpër Superkupën e Spanjës në Arabinë Sau...
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin...
Albin Kurti organizon Festën e Fitores dhe të Vitit të Ri, m...