Nelly Furtado i ka dhënë fund martesës me Demacio Castellon pas tetë vjetësh qëndrimi së bashku.
ET konfirmon se Furtado dhe Castellon nuk janë më së bashku që nga vera e kaluar.
“Nelly promovon albumin e saj në Britani të Madhe dhe Gjermani. Mund të vërtetoj se lajmi është i vërtetë. Nelly po shkon shumë mirë, edhe privatisht, edhe profesionalisht”, tha zëdhënësi i saj për ET. Këngëtarja edhe vetë në emisionin Loose Women në ITV pohoi se ishte e lirë.
“Kam shkruar dhe kam kënduar për të ndihmuar veten. I kam kënduar vetes kur shkoja në vozitje të gjata dhe mendoja se si jam e lumtur që mund të shkruaj letra, pasi ato më qetësojnë”, ka thënë këngëtarja.
Ndryshe, Nelly nga lidhja e mëhershme ka vajzën 13-vjeçare.

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...