Aktorja e serialit “Jetë”, Hande Erçel, është duke kaluar një nga periudhat më të vështira ndoshta të jetës së saj. Siç e kemi përmendur më parë, mamaja e saj është e sëmurë prej një kohe të gjatë tashmë dhe Hande është fokusuar totalisht tek shëndeti i saj.
Kjo madje ishte edhe një nga arsyet e ndarjes me Murat Dalkiliç. Por, së fundmi, Hande kishte menduar “t’i rikthehej” jetës së saj normale. Kjo do të thotë, që nuk do të bënte më pauzë në punë, kështu që mori përsipër një projekt të ri. Megjithatë, duket se përballimi i punës së re dhe gjëndjes së mamasë njëkohësisht, është tmerrësisht e lodhshme.

Kolegët e saj kanë treguar se Hande, në çdo moment që nuk i duhet të jetë në skenën që mund të jetë duke u xhiruar, vrapon menjëherë në spital tek mamaja e saj. Më pas ajo rikthehet në set, xhiron pjesën e saj dhe përsëri shkëputet sapo mundet. Në rastet kur ajo nuk arrin dot të shkojë deri tek spitali, e merr gjithmonë në telefon mamanë e saj dhe asistenten që i ka lënë për ta ndihmuar dhe bisedon me të, për t’u informuar sesi është gjendja shëndetësore e saj. Duhet thënë se është vërtetë për t’u vlerësuar kjo anë e Handes, e cila nuk rresht asnjë moment së u kujdesuri për mamanë e saj.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...