Disa fakte interesante që duhet t’i dini për yllin e “The Queen’s Gambit”

14:40 | 17 Nëntor 2020

Anya Taylor-Joy kohëve të fundit është kthyer në një nga aktoret më të komentuara në Hollywood.

Artistja u bë një sensacion në vitin 2015 me rolin e saj në “The Witch”, ndërsa momentalisht është duke u përfolur për paraqitjen e veçantë në “The Queen’s Gambit”, në të cilën luan jetimen Beth Harmon, një vajzë që bën mrekulli në shah.

Duke qenë se këtë kohë ishte cak i tabloideve ndërkombëtare, më poshtë ua sjellim disa fakte interesante mbi ish-modelen dhe balerinën me origjinë argjentinase, skoceze e britanike.

1. Kush është Anya Taylor-Joy?
Anya Taylor-Joy ka bërë një emër për veten si një nga aktoret më të spikatura të brezit të saj. Gjatë viteve të fundit, ajo është shfaqur në shumë filma përfshirë, “The Witch”, The Queen’s Gambit”, “Emma”, “Glass”, “Split”, “Morgan” etj.

2. Sa vjeçare është Anya Taylor-Joy?
Anya Taylor-Joy është 24 vjeçare momentalisht. Ajo ka lindur në vitin 1996 dhe feston ditëlindjen më 16 prill. Shenja e saj e horoskopit është Dashi.

3. Sa është e gjatë Anya Taylor-Joy?
Anya Taylor-Joy është e gjatë 1.73 cm.

4. Prej nga është Anya Taylor-Joy?
Anya Taylor-Joy lindi në Miami, Florida në Amerikë. Ajo pastaj kaloi fëmijërinë e saj të hershme në Buenos Aires, Argjentinë para se të transferohej në Londër, Angli në moshën gjashtë vjeçe. Nëna e saj është britanike dhe spanjolle, ndërsa babai i saj është skocez dhe argjentinas.

5. Anya Taylor-Joy fliste vetëm gjuhën spanjolle
Anya Taylor fliste vetëm gjuhën spanjolle para se të zhvendosej në Londër nga Argjentina. Ajo njëherësh refuzoi të fliste anglisht pasi dëshironte që familja e saj të ktheheshin në Argjentinë, por që më vonë mësoi edhe gjuhën angleze.

6. Kush e luajti Beth në “The Queen’s Gambit?
Anya Taylor-Joy është aktorja që luajti Beth Harmon në serialin e popullarizuar në Netflix, “The Queen’s Gambit”. Artistja që nga fëmijëria ishte magjepsur nga loja e shahut. E njëjta dëshironte të bëhej kampione dhe e vetmja femër në një sport që mbizotërohet nga meshkujt.

7. A është në një lidhje dashurie Anya Taylor-Joy? A ka të dashur?
Anya raportohet se ka qenë në takime me fotografin Ben Seed. Dyshja e famshme janë parë së bashku disa herë, por që kjo gjë nuk është konfirmuar akoma nga ana e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara