Dijonis Biba ka marrë çmimin prej 100 mijë eurosh, pas një rrugëtimi të gjatë në “Ferma VIP”.
Mbrëmë ishte pikërisht nata finale e reality show-t, e mbushur me surpriza për të gjashtë finalistët.
Dijonisi u vendos përballë Florian Agalliut. I famshëm në rrjetet sociale, Biba prej kohësh kishte fituar simpatinë e publikut, duke u shpallur edhe si “fermeri i preferuar”.
Ai pati momente të lezetshme brenda shtëpisë, sidomos me macen e fermës, Sokolin, si dhe krijoi një shoqëri me Mariana Kondin, ku përmes situatave të ndryshme, i dhuruan shumë të qeshura publikut.
Në përballjen finale me Florianin, ai u shpreh shumë i lumtur. Sipas opionistëve, Dijonisi ka qenë një personazh kyç në këtë rrugëtim dhe kjo u provua nga videot virale dhe nga vendimi i publikut për ta shpallur fitues./anabel
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...