Demi Lovato ka folur për marrëdhënien e saj me Max Ehrich dhe se cfarë e ka mësuar kjo periudhë.
Në fillim të këtij viti, Demi dhe Max kishin zbuluar se ishin në lidhje dhe u fejuan brenda një periudhe katër mujore. Vetëm tre muaj më vonë, fejesa dhe marrëdhënia e tyre kishin mbaruar.
Ndarja e tyre pati përplasje pas kësaj, pasi Max e akuzoi Demin se po e përdorte atë.
Tani, Demi po hapet për ato që mësoi nga romanca me Max dhe duke parë përpara të ardhmen e saj.
“Ky vit ka qenë një ulje-ngritje kaq e madhe,” tha ajo në Today With Hoda & Jenna këtë javë. “Unë dua të them, sinqerisht, për mua, fillimi i vitit filloi, unë isha në këtë trajektore për të pasur një karrierë në ngritje dhe po planifikoja rikthimin tim.”
Demi shtoi, “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se sa jam mirë me veten time dhe e dua veten. Vetëm këtë vit fillova të eksploroja gjërat që më sjellin gëzim jetës sime në pak mënyra. “
Pas ndarjes, Demi publikoj gjithashtu një baladë që reflekton ndarjen e saj me Max.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...