Jeremy Meeks është dëbuar nga Britania, mëson DailyMail, vetëm tetë orë pasi kishte ateruar aeroplani i tij në Heathrow të Londrës.
Meeks, 32 vjeçar nga Kalifornia kishte për të kaluar javën në kryeqytetin britanik, ku do të realizonte një seri fotografish për ballinat e revistave, transmeton portali arbresh.info.
Por, me të arritur në Londër, Meeks u ndalua nga zyrtarët kufitarë të Mbretërisë së Bashkuar dhe iu ndalua hyrja në vend, përkundër pretendimeve se kishte dokumentacionin e duhur dhe një letër nga oficeri i lirimit me kusht.
Meeks arriti famën në vitin 2014, kur fotografia e tij arrestimi u publikua në ueb faqen e Policisë.
Ai pas lirimit në vitin 2016, ka nisur një karrierë modelimi dhe madje ka sfiluar në Javën e Modës në Nju Jork./Arbresh.info

Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...