Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomën e rrëfimit: E kisha vëlla të vogël, vetëm zemra ime e di çfarë ka hequr

23:34 | 29 Janar 2026
E.G

Një debat i rëndë mes dy banorëve të Big Brother VIP, Gimbos dhe Rogertit, ka eskaluar sot në tension të lartë brenda shtëpisë, duke prekur një temë jashtëzakonisht të ndjeshme.

Shkak për përplasjen u bë momenti kur Rogerti i kujtoi Gimbos tragjedinë e vdekjes së vëllait të Gjestit. Gazetari e pyeti DJ-në se si kishte ndodhur ngjarja, një veprim që e revoltoi Gimbos, i cili reagoi menjëherë duke theksuar se një tragjedi e tillë, sidomos ajo e një adoleshenti, nuk duhet të përdoret apo të përmendet në kuadër të lojës.

I prekur emocionalisht, Gimbo shpërtheu në lot dhe foli në dhomën e rrëfimit, ku u shpreh se kjo ngjarje i ka lënë pasoja të rënda shpirtërore. Ai theksoi se për të, ky rast ka qenë jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe se përmendja e tij në këtë mënyrë e ka lënduar thellë.

“Gjithçka mund të jetë lojë, vetëm kjo jo. Mua më ka mbytur ky rast, më ka mbytur, më ka futur në dhe, më ka dërrmuar se e kam pasur vëlla të vogël. E ky ma përmend mua këtu. Vetëm zemra ime e di çfarë ka hequr”, u shpreh Gimbo mes emocionesh të forta në rrëfim.

Situata ka shkaktuar reagime të shumta edhe te banorët e tjerë, ndërsa publiku po e konsideron këtë debat si një nga momentet më të rënda emocionalisht të këtij edicioni. Mbetet të shihet nëse produksioni do të marrë masa pas kësaj përplasjeje, e cila ka kaluar kufijtë e lojës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale