A janë të dashuruar aktorët e filmit Fifty Shades of Gray?! Hiqeni nga mendja një gjë të tillë, sepse Jamie është i martuar dhe ka dy vajza.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk e ndalon aktoren Dakota Johnson që të shpreh adhurimin që ka për aktorin në fjalë, transmeton portali arbresh.info.

Ajo ka theksuar që ai e ka bërë të ndjehet rehat edhe gjatë skenave erotike në filmat Fifty Shades of Gray dhe Fifty Shades Darker.
Për revistën OK! ajo është shprehur se ‘ajo ka një miqësi të madhe me të’.
“E dua fort dhe i besoj shumë dhe në të vërtetë nuk e di nëse do t’ia dilja pa të”, ka thënë ajo.

27-vjeçarja ka vazhduar duke thënë se do të dontë që partneri i ëndërrave t’i ngjantë atij.
“Ai do të jetë shoku im i pjesës tjetër të jetës. E adhuroj atë, gruan e tij dhe fëmijët e tij të mrekullueshëm”, ka thënë ajo.
Komentete e saj sigurisht që bien në kundërshtim me thashethemet se dyshja ishin më shumë se miq./Arbresh.info
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten