Google ADS

Dafina Zeqiri dhe Alban Skenderaj paralajmërojn bashkëpunimin e parë

18:01 | 15 Tetor 2022
E.H

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri nuk e ka ndërmend të i ndal bashkëpunimet.

Kësaj radhe, ajo ka bashkuar forcat me këngëtarin nga Shqipëria, Alban Skenderaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina, e cila ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me Albanin dhe ka zbuluar se kënga titullohet “Copa copa”.

“Qe sa vite që flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm!
A jeni gati???”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke marrë shumë komente.

Fansat janë shprehur shumë entuziastë dhe kanë thënë se mezi po e presin ta dëgjojnë hitin e ri./arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme