Dasma e Dafina Zeqirit ishte eventi më i komentuar këtë fundjavë, duke marrë parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm të këngëtares.
Me qindra video janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke sjellë detaje të ceremonisë që nxiti shumë interesim tek audienca.
Por, vëmendje të veçantë mori edhe motra e vogël e Dafinës, Besa Tafari, prezenca e së cilës u komentua shumë në rrjete.

Dafina ka një ngjashmëri të padiskutueshme me Besën, ngjashmëri të cilën e komentoi edhe vetë artistja në një fotografi të publikuar në ‘InstaStory’.
“Pothuajse binjakja ime. Të dua shumë, Besa Tafari”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.

E ngazëllyer nga emocionet për praninë e motrës në dasmën e saj, artistja po ashtu publikoi një sërë imazhesh me të, krahas të cilit bëri edhe një shkrim emocionues, shkruan telegrafi.
“Krah për krah ose milje larg njëra-tjetrës, motrat do të jenë gjithmonë të lidhura me zemër. Te dua”, shkroi artistja.

Siç u raportua gjerësisht në rrjetet sociale, motra e madhe e Dafinës, Tringa, nuk ishte e pranishme në dasmë për shkaqe të paspecifikuara.


Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen