Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se takimet lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Para fillimit të seancës plenare, ajo bëri të ditur se procesi i konsultimeve nuk ka përfunduar dhe pritet të intensifikohet shumë shpejt.
“Kryeministri sot ka një prezantim, është në Londër siç jeni në njohuri, ndërkohë që besoj që edhe gjatë fundjavës por edhe shumë shpejtë do të vazhdojmë me takime”, ka deklaruar Nagavci.
Nagavci, ka folur edhe për marrëveshjen e Bordit të Paqes e cila nuk është sjellë ende në Kuvend për ratifikim. Ajo tha se beson se gjatë javës së ardhshme kjo marrëveshje do të diskutohet në komisionin përkatës dhe pastaj do të sillet në Kuvend për miratim.
“Besoj që gjatë javës së ardhshme, me sa e di Komisioni do ta shqyrtojë në fillim të javës së ardhshme dhe sapo të shqyrtohet në komisionin funksional do të vij në Kuvend dhe do ta votojmë”, ka shtuar Nagavci.
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...