Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se partia e saj nuk do të mbështesë projektligjet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo kritikoi mënyrën e procedimit të tyre, duke theksuar se projektligjet po sillen për miratim në mënyrë të përshpejtuar, pa u dhënë deputetëve kohë e mjaftueshme për analizë.
Sipas saj, edhe pse temat që trajtojnë këto projektligje janë të rëndësishme për qytetarët, periudha e shqyrtimit është e papërshtatshme.
“Ne sot po tentojmë të miratojmë rendin e ditës të propozuar në kryesi i cili fatkeqësisht për shkak të mungesës së konsensusit nga grupi më i madh parlamentar nuk arriti të miratohet, ne kemi një draft aty dhe sot po kërkohet që kjo të plotësohet me një numër shtesë të projektligjeve, projektligje të cilat kanë kaluar këtë javë në komisione dhe po vijnë për t’u miratuar në mënyrë të përshpejtuar në seancën e Kuvendit. Në fakt të gjitha temat projektligje trajtojnë janë të rëndësishme për qytetarët, por jo për periudhën për të cilën duhet të shqyrtohen. Projektligjet kërkohet që të analizohet dhe këto kanë ardhë më pak se një javë tek deputetët”, tha Lushaku.
Tutje, ajo tha se kjo urgjencë është e paarsyeshme dhe nuk do të ketë përkrahjen e deputetëve të LDK-së, pa kohën e mjaftueshme për analizimin e tyre.
“Kjo urgjencë është e paarsyeshme dhe nuk do të përkrahet nga ne, për aq kohë sa ne nuk kemi kohë të mjaftueshme për analizimin e këtyre ligjeve”, tha ajo.
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...