Është në rritje të vazhdueshme numri i personaliteteve të njohura shqiptare që kanë bërë thirrje drejt Apple që ta përfshijë Kosovën në hartën e vet.
Kufijtë e Kosovës nuk ekzistojnë në hartën e kompanisë së madhe botërore, ndërsa kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe Dafina Zeqiri.
“Apple po presim… Vendoseni Kosovën në hartë. Ky është një turpërim! Sidomos kur vjen nga një kompani amerikane (Shtetet e Bashkuara e kanë njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si një shtet i shpallur më 17 shkurt 2008!)”.
https://www.instagram.com/p/CC2342bBB38/?utm_source=ig_embed
“Jemi në vitin 2020… Pse ne nuk jemi tashmë në hartë?”, është pyetja e Dafinës drejtuar kompanisë së famshme.
Theksojmë që yje të shumta shqiptare – duke i përfshirë ato më në zë, Dua Lipa dhe Rita Ora – i janë bashkuar fushatës për ta bindur kompaninë Apple që t’i vendosë kufijtë e Kosovës në hartë. /Telegrafi/
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...