Banori i Big Brother Vip Albania 4, Gjesti është shndërruar në një fenomen.
Përkrahja për të nuk po zbehet, por vetëm sa shkon duke u rritur.
Ai mbrëmë ka kapërcyer murin e shtëpisë së BBVA, për tu larguar nga shtëpia.
E kaq i ka mjaftuar, aktorit Çun Lajçi për të thurur disa vargje poezie për Gjestin.
Poezia e Lajçit:
Gjesti
Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për t’bukurën, për t’pa arritshëm, për jetën përtej mureve, tej grilave, dëshirën për ta vënë në sprovë vetvetën dhe për tu ballafaquar me forcën që tejkalon forcën tënde!
– Unë ta kuptova dëshirën e mbrëmjës se 26 shkurtit!
Jo!
Ti s’deshte t’ikësh, s’deshte ta lëshë Eglën picërrake mes gjarpërinjësh, ti vetëm deshte ti tregosh asaj se cjapi i egër ngjitet shkëmbit për ti këputur karajfilat që bijnë plasave të gurit!
– Sa shumë jam me ty! Sa shumë ta mbështes guximin, djalosh Dukagjini!
Ti e shikove fushën përtej murit dhe u binde sa i madh je!
Duro vetëm edhe pak, se erdhi pranvera për ty e dashuria për Eglën do t’bahet e madhe, madje më e madhe se zemrën që ke!
27.02.2025./Arbresh.info/
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...
Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektr...