Prej kohësh tashmë, historia e dashurisë mes Çiljeta Xhilagës dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha, është shndërruar në kryefjalën e mediave rozë.
Vitin e shkuar dyshja filloi të përflitej se kishin nisur një raport së bashku.
Këngëtarja në atë kohë nuk pranoi të ndajë detaje me publikun, duke u shprehur se nuk dëshironte të fliste për jetën private.
Nga ana tjetër, Albani ishte ai që foli i pari, duke thënë se me Çilin ishin vetëm miq të mirë që ishin njohur nga fëmijët.
Por që atëherë gjërat kanë ndryshuar shumë për këtë çift. Do të ishte ditëlindja e këngëtares, në fillim të shkurtit, ajo që do të konfirmonte edhe njëherë dyshen e shumëpërfolur.
E lumtur dhe në shoqërinë e Albanit, së bashku me mamanë e tij, Çiljeta do të postonte foto nga darka e ditëlindjes.
Sipas miqve të tyre të afërt, ata janë duke bashkëjetuar së bashku me fëmijët, shkruan suplementi “Bluetooth” i Gazetës Shqiptare.
Tashmë lidhja ka marrë një tjetër rrjedhë, duke pasur një marrëdhënie serioze.
Këngëtarja seksi është aq e angazhuar me koncerte, aq sa ka “braktisur” karrierën e saj.
Mësohet se Çiljeta nuk ka qenë fare prezente në koncertet që artistët bëjnë si jashtë ashtu edhe brenda vendit.
Dalja e saj e fundit publike ishte te “Tu si que vales”, ku bëri moderatoren.
Që nga sezoni veror, ku u rikthye shumë fuqishëm në skenë, ajo nuk ka sjellë asnjë këngë të re apo të ketë qenë prezente në koncerte.
Me sa duket, lidhja e dashurisë ka tashmë gjithë kohën e Çilit.
Ndoshta është xhelozia e Albanit, apo nevoja për pushime ajo që e ka shkëputur nga skena prej disa muajsh.
Megjithatë mund të themi me plot gojën që mungesa e këngëtares sonë të preferuar është ndjerë në jetën e natës, apo edhe në ekranet shqiptare.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...