Çifti më i ri, Rita Ora dhe Taika Waititi, ndajnë momente së bashku

20:53 | 16 Maj 2021

Rita Ora po vazhdon të shoqërohet me regjisorin Taika Waititi mes thashethemeve për një lidhje të mundshme dashurie.

Artistja shqiptare u pa sërish me fituesin e çmimit Oscar gjatë një shëtitje në Sydney, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

45-vjeçari shihej duke i mbajtur dorën bukuroshes bionde, teksa edhe puthjet mes dyshes nuk munguan.

Rita u shfaq e veshur me një fustan të zi, derisa për aksesorë zgjodhi një palë syze përmes së cilave nuk mund të vërehej qartë fytyra e saj.

Në anën tjetër, Taika u pa me një veshje shumë ngjyrëshe, derisa asnjëri prej tyre nuk kishte maskë mbrojtëse.

Çifti njëherësh u panë me kafe në duar, më pas u ndaluan në një lokal për të shijuar drekën.

Palët përndryshe edhe pse po shihen në momente intime së bashku, ende nuk kanë pranuar romancën.

Ajo tash e një kohë është duke qëndruar në Australi për të xhiruar “The Voice”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara