Lajmi që aktorja e njohur turke Merve Bolugur dhe bashkëshorti i saj Murat Dalkılıc nuk jetojnë më bashkë është bërë publik pak kohë më parë në mediat turke.
Burime pranë aktorëve kanë mësuar se çifti prej disa muajsh jetojnë të ndarë. Por deri tani, askush prej të dyve nuk e kishte konfimuar lajmin zyrtarisht. Duket se procedurat e divorcit kanë nisur prej pak javësh dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë aktori Murat Dalkılıc.

Dyshimet lindën pasi Zeynep u pa disa herë në publik pa unazën e martesës dhe pas spekulimeve, lajmi u konfimua shpejt. Vendimi është bërë publik edhe nga llogaria personale e Murat Dalkılıc në Instagram.
“Ne kemi vendosur ta ndërpresim martesën tonë, me gjithë përpjekjen dhe kujdesin për një kohë të gjatë me Merve Boluğur, bashkëshorten time të dashur, me të cilën kam kaluar një dashuri të madhe për shumë vite… U lutemi shumë të gjithëve të respektojnë këtë periudhë delikate që po përjetojmë. Spekulimet negative që nxjerrin arsye të ndryshme për ndarjen nuk kanë të bëjnë fare me ne. Faleminderit për ditët e lumtura që keni ndarë me mua.”

Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...