Rihanna është në lidhje dhe e lumtur, po ish- i dashuri i saj nuk po i ndal komentet flirtuese në Instagram.
Rihanna dhe Chris Brown janë cilësuar si një ndër çiftet më të paqëndrueshme të Hollivudit të të gjitha kohrave. Ndonëse u ndanë njëherë e mirë në vitin 2013, pas dhunës fizike që këngëtari ushtroi përkundrejt Ririt, Chris duket se ende nuk ka hequr dorë prej saj.

Në një foto të fundit të Rihannës, në të cilën reklamon linjën e re të të brendshmeve, në sy bie pikërisht komenti i Chris Brown.“Dëshiroj të jem llampa”-ka shkruar ai, duke iu referuar llampës që shihet në krevat pranë Ririt.
Këngëtarja nga Barbadosi është prej kohësh në një lidhje dashurie me sheikun Hassan Jameel. Por, me ç’kuptohet, Chris Brown nuk stepet aspak nga ky fakt.

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër