Cassie është shtruar në spital.
Këngëtarja 38-vjeçare shtatzënë u dërgua me urgjencë në spital dhe së shpejti mund të lindë, raporton TMZ,
Burimet për median kanë treguar se ajo u dërgua në një spital të Neë York-ut dhe është në njësinë e lindjes. Një burim tjetër ka thënë se Cassie mund të ketë komplikime.
Lajmi vjen pikërisht pasi ajo mbaroi së dëshmuari në gjyqin penal ndaj P.Diddy ditë më parë, pas katër ditësh dëshmi për marrëdhënien e tyre të dyshuar abuzive.
Cassie ishte rreth tetë muajshe shtatzënë kur dëshmoi. Kjo është shtatzënia e saj e tretë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Alex Fine, tashmë kanë dy fëmijë së bashku.
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat