Policia në Ferizaj kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

09:25 | 21 Maj 2026
E.H

Policia Rajoanle e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar.

Rasti ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur me datë 17.04.2026, në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”, në një qendër tregtare në Ferizaj.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast. Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes: Numrit emergjent 192 Stacionit më të afërt policor Apo faplikacionin digjital ”Lajmero policinë””, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale