Një 27-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kulmi i një objekti në fshatin Babush, përgjatë magjistrales Ferizaj-Prishtinë.
Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 15:40.
“Sot kemi pranuar informatën se në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush, te një objekt, një person kishte rënë nga kulmi (pullazi) dhe kishte pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Veseli.
Sipas tij, i lënduari fillimisht është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa më pas, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.
Lidhur me rastin, Veseli ka thënë se hetuesit e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminimin e rrethanave të incidentit, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, tha Veseli
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë
Bastisje në Prishtinë dhe Mitrovicë për falsifikim të dokume...
Bllokimi i ishullit urban, Rama: Prishtina nuk ka me mbet pe...