Bono Vox: Disa këngë s’dua t’i dëgjoj, por “Miss Sarajevo” është e preferuara

23:29 | 20 Janar 2022

Frontmeni i U2, Bono Vox, tha në një intervistë të fundit se i vjen turp për shumicën e këngëve që interpreton, por se ende preferon të dëgjojë “Miss Sarajevo”.

Ai e shkroi këngën me legjendarin Brian Ena, dhe u publikua në vitin 1995, transmeton portal arbresh.info

Bono për Hollywood Reporter tha se “Miss Sarajevo” ishte shkruar si kritikë për komunitetin ndërkombëtar që nuk bënte sa duhet për të ndaluar luftën në Bosnjë e Hercegovinë.

Heroina e këngës është Inela Nogiq, e cila u zgjodh Miss i rrethuar i Sarajevës në vitin 1993.

“Po ngisja makinën dhe një nga këngët tonë po luante në radio. Më erdhi turp. Në fakt, më vjen turp për shumicën e këngëve që interpretoj. Nuk është se jam shumë krenar për to, por më duhet ta pranoj se kënga që preferoj ta dëgjoj është “Miss Sarajevo”, tha Bono.

Ai ka shtuar se i ka pëlqyer veçanërisht kënga “Vertigo”.

Bono Vox është kritik i madh i zërit të tij.

“Në fund jam bërë këngëtar. Disa njerëz nuk e kuptojnë talentin tim, por i kuptoj”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara