Këngëtari i njohur, Blero, si duket më në fund e ka gjetur femrën e duhur për ta kaluar jetën.
Vetëm dy muaj pasi deklaroi ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika, zbuloi për fansat se ka rigjetur sërish dashurinë, shkruan Arbresh.info
Së fundmi e dashura e Bleros ka pasur ditëlindjen dhe ai i ka kushtuar një dedikim emocionues, ku ka gjetur fjalët më të bukura për partneren e tij.
“I shtrirë afër teje jam. Më duket që të kam larg, dora ime rrëshqet në flokun tënd. Ktu jam rehat, i flas vetes çdo mëngjes. Drekë e darkë a thua je në gjumë apo në mendje i qartë. I joti që nga prekja e parë. I joti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk paskam ditur. Deri në takimin tonë. Ndihem si fëmi kureshtar. Ndihem i pa ditur deri në shikimin tënd të parë. Shtëpia ime je ti. Shtëpia ime kishte qenë në fillim. Jeta më mësoi. Njeriu kur është i drejtë Zoti nuk e harron! Sa e sa shumë kisha shkruar dhe folur në veshin tënd dashuri. Me ty hidhërimi me duket i mirë. Me ty momentet e lumtura janë amshim. Dolli për ty sonte, një dolli për neve dashuri. Urime ditëlindjen beb. I joti Blerimi”, ka shkruar Blero.
Kujtojmë se vite më parë Blero ishte i martuar me aktoren Teuta Krasniqin, me të cilën kanë një vajzë, Taren, pasi u nda me të, ai ishte bashkë me modelen Afrona Dika, por pas tre viteve martesë ata vendosën të ndahen.
Ndarja e tyre bëri shumë zhurmë, kur Blero doli me deklaratën se modelja e donte vetëm për para.

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen