Këngëtari Blero ka ndarë dhimbjen e thellë pas ndarjes nga jeta të mikut dhe kolegut të tij, Shpat Kasapit, me të cilin kishte realizuar edhe këngë të njohura, përfshirë hitin që rrëmbeu zemrat e publikut, “Falma”.
Në një postim në Instagram, ku ka ndarë një fotografi nga skena e Top Fest së bashku me Shpatin, Blero shkruan se është mbetur pa fjalë, pa frymë dhe pa forcë.
“Sot zemra më është thyer në një mënyrë që s’e kam njohur kurrë më parë. Ikja jote, Shpat, na ka lënë të gjithëve pa fjalë, pa frymë, pa forcë. Miku im, kolegu im, njeriu me shpirt të bardhë dhe zemër të madhe… do të të mbaj mend gjithmonë me buzëqeshjen që e ndriçonte çdo dhomë ku hyje. Është e pabesueshme të flas për ty në të kaluarën. Ti ishe dritë, mirësi, energji e pastër. Çdo moment me ty ishte një bekim, çdo bisedë një paqe, çdo kujtim një dhuratë”, ka shkruar Blero.
View this post on Instagram
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë