Dizejnatorja e njohur Blerina Kllokoqi- Rugova përmes një postimi në Instagram tha për Vasfije Krasniqi-Goodman se ajo i inkurajoj të gjitha gratë që të flasin kundër abuzuesve të tyre.
Blerina tha se ajo tani i mbron të gjithë të mbijetuarit në mbarë botën.
“Vasfije Krasniqi- Goodman ka lindur dhe është rritur në Kosovë. Në moshën 16 vjeçare, Vasfije ishte rrëmbyer nga oficerët e Policisë së Serbisë dhe ishte dërguar në një fshat serb ku aty u dhunua nga oficerë dhe civilë.

Përkundër mungesës së drejtësisë dhe mbylljes së çështjes së saj, Vasfije është inspiruar që t’i inkurajojë gratë që të flasin kundër abuzuesve së tyre.
Ajo u bë e mbijetuara e parë në Kosovë që e bëri publike historinë e saj. Tani ajo mbron të mbijetuarit në mbarë botën.”
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...