Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhet numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale të cilat u mbajtën të martën e 3 nëntorit.
Kandidati demokrat Joe Biden dhe ai republikan Donald Trump janë në garë për të parin e vendit, që do ta qeverisë ShBA-në për katër vitet e ardhshme, shkruan portali arbresh.info
E këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Donald Trump.
Teksa numërimi po vazhdon, në një lidhje direkte për ABC, Bleona ka komentuar mbi rezultat e deritanishme të zgjedhjeve.
“E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë të mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes. Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë”, ka thënë Qereti.
E njëjta ka pasur rastin që pak ditë më parë të takohet me ndërmjetësuesin special për diaologun Kosovë-Serbi nga Administrata Trump, Richard Grennell, të cilin edhe e ka falënderuar publikisht për atë që ka bërë për shqiptarët. /arbresh.info/
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?