Bleona Qereti merr vaksinën anti-covid

20:10 | 7 Janar 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti ka marrë vaksinën anti-Covid.

Lajmin e ka dhënë vetë artistja përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar edhe spitalin në SHBA, shkruan portali arbresh.info

Gjithashtu përmes një shkrimi, Bleona u sugjeroi fansave që kanë mundësinë, që ta marrin sa më shpejt atë.

“Sapo jam vaksinuar dhe i rekomandoj me forcë kujtdo që është në gjendje të marrë vaksinë COVID -19 për t’u marrë parasysh. Është koha për të dalë në krye të virusit dhe për ta mposhtur atë një herë e përgjithmonë. PS: Kjo fotografi është nga filmi që kam xhiruar muajin e kaluar – nuk ka dalë akoma, por desha të tregojë mirënjohjen time për punëtorët e frontit të parë – heronjtë tanë të vërtetë! Shërbimi juaj vetëmohues ndaj komunitetit më të madh po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këto periudha të vështira. Ju keni mbështetjen time dhe vlerësimin e përzemërt për gjithçka që bëni”, ka shkruar Qereti në Instagram.

Nga pamjet, shihet se këngëtarja ka marrë vaksinën anti-covid të kompanisë “Moderna”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara