Një bisedë e zhvilluar mes Rozanës dhe Kellyt pas mbarimit të spektaklit të së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 ka shkaktuar shumë spekulime dhe dyshime te publiku.
Videoja e kësaj bisede është shpërndarë masivisht në rrjetin social X (ish-Twitter), ku fansat kanë filluar të aludojnë se dy këngëtarët po flisnin për një nga banorët e njohur të shtëpisë, Gjestin.
Në bisedën e zhvilluar në oborrin e shtëpisë, Kelly dëgjohet duke i thënë Rozanës: “Kishte dikur mikrofonin dhe vetëm shante”. Kjo ka bërë që shumë të mendojnë se fjalët e saj mund të kenë lidhje me Gjestin, pasi ai ka qenë një nga banorët që ka pasur disa momente të tensionuara gjatë qëndrimit në shtëpi, përfshirë dhe një tentativë për të larguar nga shtëpia, ku ai kishte kërcyer murin.
https://twitter.com/i/status/1901052456772989327
Rozana i kthen me një ton të qetë: “Shante, kë shante? Emo mirë, çun është”. Kelly vazhdon: “Thoshte ‘S’më lënë të dalë’”.
Kjo bisedë ka ngjallur shumë dyshime te publiku, duke u bërë objekt i analizave të ndryshme. Shumë fansa kanë aluduar se fjalët e Kellyt mund të jenë për Gjestin, i cili ka tentuar një herë të largohet nga shtëpia dhe më pas është kthyer nga rojet e sigurisë, ndërsa për dënimin e tij është vendosur që, nëse fiton çmimin e madh, do të marrë vetëm gjysmën e tij, 50 mijë euro.
Ndërkohë, dyshimet janë shtuar edhe më shumë për shkak të faktit se Gjesti është i izoluar që nga muaji tetor, kur u fut fillimisht në Big Brother VIP Kosova 3 dhe menjëherë pasi u eliminua nga ajo garë, një ditë më pas u fut në Big Brother VIP Albania 4, duke qëndruar plot pesë muaj i izoluar në një ambient me kamera. /Telegrafi/
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...
Studentët serb protestojnë dhe përballën me policinë
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 295 gjoba ...