Listës së gjatë të personazheve të njohur që kishin zgjedhur të kurorëzonin dashurinë e tyre gjatë verës që lamë pas do t’i bashkangjitej edhe emri i këngëtares shqiptare nga Shkupi, Big Mama.
Lajmi do të bëhej fillimisht publik nga Prive, por nuk do të kalonte shumë kohë dhe do të ishin sërish burime të Prive që do të njoftonin se planet e artistes kishin ndryshuar.
Impenjimet e shumta muzikore do të bënin që Bigu të shtynte përkohësisht dasmën. Ka një arsye përse dasma nuk është bërë akoma, sepse në fakt ajo nuk është planifikuar asnjëherë. E ftuar në “Thumb” Big Mama është shprehur si më poshtë : “Asnjëherë me gojën time nuk kam thënë se do të bëj dasmë. Vetëm kaq kisha pranuar që jam në një lidhje. Nuk ka dasmë, nuk do të ketë. Unë nuk jam më në një lidhje. E provova, por nuk shkoi edhe kaq.“
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...