Në shtëpinë e beqarëve java nuk ka qenë fort e qetë. Është vërejtur një distancim i banorëve që hynë që në fillim me banorët që iu bashkuan atyre një javë më parë.
Dona dhe Kleodiana e kanë patur më të vështirë. Ato të dyja thonë se janë pritur ftohtë nga Armela, Sidrita dhe Xheni.
Të trija vajzat i kanë shmangur ato, por çfarë thuhet në Big Brother, nuk mbetet në Big Brother. Big Brother vendosi klipin e tri vajzave duke folur për Donën e Kleodianën, në fund të të cilit asnjërës nuk i erdhi mirë.
Kjo mjaftoi që mes vajzave të shpërthente debati. Armela e quajti Kleodianën “bosh”, ndërsa Kleodiana ja ktheu duke e quajtur arrogante.
Dona nga ana tjetër tha se e priste nga tri vajzat dhe kërkoi prej tyre që ta njohin e pastaj të flasin për të.
“Nuk është se nuk e prisja, por kërkoj që të më njohin njëherë e pastaj të flasin dhe të m’i thonë gjërat në sy, siç ua kam thënë unë”, thotë ajo.

Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare