Ish banorja e BBV, Beniada Nishani dje ishte e ftuar në “Pardon My French”.
Ajo ka folur për rrugëtimin e veçantë dhe eksperiencën e paharrueshme që ajo përjetoi për katër muaj sa edhe ka qëndruar në “Big Brother VIP”.
Nishani ka rrëfyer se sa shumë është ambientuar në shtëpi dhe se tashmë kanë filluar t’i mungojnë kërcimet, surprizat dhe të gjitha momentet e bukura që ka kaluar aty.
Lidhur me çmimin që fitoi si një nga katër finalistët, Beniada tregoi se do ta investojë mirë në diçka në karrierën e saj.
Prandaj ajo na ka zbuluar me një dëshirë për planet e saj në të ardhmen.
“Kam qejf të hap një ‘Capsule Collection’, diçka për veshjen për lingerie. Është shumë e rëndësishme çfarë kemi poshtë veshjes.”, është shprehur ajo.
Beniada ka arritur të rrëmbejë pëlqimin e publikut me sinqeritetin e saj.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...