Reperi i njohur, Getoar Selimi është nduke shijuar suksesin e bashkëpunimit me reperin Majk, “Hajde te baba”.
Nga ana tjetër, Getoari vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat shumë momente nga jeta e tij.
Së fundmi, ai befasoi ndjekësit teksa publikoi një fotografi duke bërë një punë jo të zakonshme për të.
Ai ka pozuar në një studio argjileje, duke provuar të të krijojë vazo nga materiali i argjilës.
Nuk dihet nëse kjo fotografi është shkëputur nga xhirimet e ndonjë projekti të ri muzikor apo ka qenë thjesht inspirim i momentit për të provuar diçka.
“Jeta është ajo që ti e bën”, ka shkruar reperi Selimi në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...