Bebe Rexha shfaqet pa grim, ‘zhgënjen’ fansat me këtë pamje

11:18 | 16 Janar 2021

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo kohëve të fundit ka qenë duke eksperimentuar me flokët e saj, teksa prezantoi stile e ngjyra të ndryshme, shkruan portali arbresh.info

Por në një postim që ajo bëri në Instagram, ka zgjedhur që të shfaqet pa grim.

Bukuroshja bione u pa me një kitarë në dorë, kurse në fund të videos rezultoi të jetë një ëmbëlsirë që ajo e shijoi.

E kjo pamje e Bebes, i ka dëshpëruar fansat e saj kudo.

Kujtojmë se, sa i përket karrierës muzikore, 31-vjeçarja kishte planifikuar ta publikonte këtë album vitin që shkoi, por meqë situata u përkeqësua për shkak të pandemisë, ajo ndjeu se nuk ishte koha e duhur për të lansuar muzikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara