Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar për vrasjen e George Floyd.
Përmes një postimi në Instagram, Bebe ka thënë se askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së lëkurës që ka, shkruan portali arbresh.info
“Askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në këtë vend. Askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre. Ajo që ndodhi me George Floyd dhe shumë burra të tjerë me ngjyrë është e papranueshme. Zemra ime është e rënduar së bashku me të gjithë të tjerët që janë lënduar. Shkruani ‘FLOYD’ në 55156. Nënshkruaje peticionin. Kjo duhet të ndryshojë”, ka shkruar Bebe.
Kujtojmë se, vrasja e George Floyd nga një person me uniformë këto ditë ngjalli debat të ashpër në publik.
Ngjarja ndodhi në Minneapolis, ndërsa po cilësohet si akt racist duke nxitur edhe protesta në SHBA. /arbresh.info/
Stuhia e dëborës godet SHBA-në/Mbi 900 mijë familje pa energ...
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pu...
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës