Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha kanë nisur një “betejë” në rrjetet sociale ndaj njëri tjetrit duke përdorur këngët e reperit të njohur, Unikatil.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga vetë grupi TBA, për situatën që kanë krijuar në rrjet Rama dhe Basha, shkruan Arbresh.info
‘’Lulzim Basha vs Edi Rama diss njoni tjetrit me kong te Unikkatil Kush fiton?’’, ka shkruar TBA-ja në faqen e tyre në rrjetin social në Facebook.
Gjithçka nisi kur Basha, në një deklaratë të mëparshme, i drejtoi Ramës pyetjen “Ku i ke shokët?”, duke shoqëruar mesazhin me një këngë të reperit të njohur.
Por Rama nuk vonoi me një kundërpërgjigje, duke zgjedhur një tjetër këngë nga repertori i Unikkatilit si përgjigje për Bashën.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Rama citoi vargjet: “Pse nuk e kupton që ti s’mun m’u shty me mu? Ti ndaç mohoje dost, sa herë ke provu me mu, ke dështu”, duke ironizuar liderin e opozitës.
LEXO EDHE:
“Sa herë ke provu, ke dështu”, Rama i përgjigjet Bashës me këngë të Unikkatilit
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishe...