Google ADS

Bardhi dhe Lumi B së shpejti me këngë të re

13:41 | 5 Qershor 2021
L G

Ai është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer në estradë për vetëm një kohë të shkurtër që nga debutimi.

Fjala është për reperin Bardhyl Idrizi – Bardhi, i cili po vazhdon punën me këngë e bashkëpunime të reja.

Së fundmi, artisti nga Kumanova ka qenë i ftuar në ‘5 data’ teksa ka rrëfyer edhe për planet në muzikë.

Përpara përzgjedhjes së datave, ai njoftoi se gjatë verës do të lansohen disa projekte dhe ka një bashkëpunim me reperin Lumi B.

“Janë në përgatitje disa projekte që do të dalin verës, në mesin e tyre edhe një bashkëpunim me Lumi B. Kënga ka filluar të punohet dhe se xhirimet do të nisin shumë shpejt”.

“Projekti planifikohet që të dalë në muajin korrik”, ka thënë mes shumë gjërash ai, shkruan telegrafi.

I njëjti vetëm një ditë më parë solli projektin “Pa cent” në duet me reperin Nush.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme