Fundit të verës 2021 i është shtuar edhe një këngë tjetër me plot ritëm e ngjyra.
Bëhet fjalë për projektin e ri të reperit Bardhi, të cilin e solli në bashkëpunim me Alketën, shkruan portali arbresh.info
“Emanuela” mban titullin kënga, projekti i dyshes vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa nuk mungon një paraqitje skenike e mahnitshme e të dy artistëve.
Tekstin dhe melodinë e ka realizuar Bardhi, ndërkohë që producimi u bë nga Çelik Lipa nga SBS Entertainment.
Miksimi dhe masterizimi i këngës u realizua nga Nome Entertainment.
Në bazë të reagimeve të para, nuk ka dyshim se ky projekt do të jetë një nga hitet e kësaj vere. /arbresh.info/
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...