Është kuptuar tashmë se blogerja Armina Mevlani iu ka hyrë seriozisht mendimeve e planeve konkrete për martesën. Nuk është e vështirë që me ca të ardhura të mira të mendosh edhe se si të bësh një dasmë që të mbahet mend, ndryshe nga të tjerat. Pikërisht këtë ka në mendje Mevlani…
Pasi përgënjeshtroi zërat për një shtatëzëni të mundshme, Armina ka treguar se do të martohet së shpejti por jo brenda këtij viti…Pra, me siguri gjatë vitit të ardhshëm do të dëgjojmë për një dasmë krejt të veçantë.
E ftuar në “Top Show Magazine” Armina zbuloi detaje të tjera nga dasma.
Ajo u shpreh se tashmë e ka përcaktuar fustanin e saj të dasmës, por thotë se është sekret dhe nuk do ta bëjë publik që tani. “Do të jetë diçka më ndryshe, jo një dasmë klasike”, tha Armina.

E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...