Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie, ka shkruar në gjuhën shqipe dhe ka përmendur Kosovën, në çështjen e të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve.
Kjo pasi që, ajo së fundi ka sjellë në treg botimin e saj më të ri, ”Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, të njëjtin të cilin, mund ta gjeni edhe në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Jolie është shprehur mirënjohëse ndaj secilit aktivistë në Kosovë dhe Shqipëri, që zëshëm vepron për të drejtat e fëmijëve.
Ajo specifikon nenin 42 të Konventës e cila detyron qeveritë t’u sigurojnë fëmijëve të drejta të plota.

”Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar aktorja./Arbresh.info

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...