Andi Artani ishte i eliminuari i radhës nga nga shtëpia më e madhe në vend, Big Brother VIP Kosova.
Andi rezultoi më i votuari për t’u larguar mes Gresës, Mbresës dhe Brunos pas plotë 91 ditësh qëndrimi në BBVK.
Pas daljes, Andi ka bërë reagimin e parë në llogarinë e tij në Instagram që i dedikohej banores tjetër me të cilën ai krijoj një lidhje dashurie gjatë qëndrimit në BBVK, Gresa Hoti.

“Votoni për Gresën. Dashurinë e jetës time me ma dërgu në finale dhe drejtë fitores”, ka shkruar Andi sipër një imazhi të Gresës.
Tutje, Andi ka publikuar edhe disa foto ku shihet me Gresën gjatë rrugëtimit të tyre të përbashkët në BBVK ku shkruan: “Qe qysh është me qenë 2 në 1”.
Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e Big Brother VIP Kosova dhe fituesi do të shpërblehet me 200 mijë euro.
View this post on Instagram
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë