Vëmendja që Amber Heard mori nga ndarja me Johnny Depp ishte ndoshta më e madhe se vëmendja që tërhoqi nga filmat e saj.
Paçka se numri i roleve që mori nuk ishte i vogël, duket se në karrierën e Heard ka qenë diçka që e ka penguar: biseksualiteti.
Dalja e saj si biseksuale jo vetëm që nuk e ka ndihmuar në karrierë, por përkundrazi.
Ajo është shprehur për “Entertainment Tonight” se regjisorët nuk i jepnin rolet e personazheve femra heteroseksuale sepse druheshin se Amber nuk do t’i luante siç duhej.
“Sigurisht që [biseksualiteti] ndikoi në karrierën time”, – tregon Heard. “Nuk ishte e lehtë! Ishte shumë e vështirë edhe për vetë faktin që askush nuk kishte bërë një gjë të tillë më parë kaq hapur. Madje kishte njerëz që më thoshin se karriera ime do të përfundonte”.
Para Depp, aktorja tregon se kishte dalë me Tasya van Ree, por një marrëdhënie e tillë ishte mbajtur mjaft e fshehur nga fokusi i medias.
Por gjërat ndryshuan pas ndarjes me të, kur Amber kuptoi çfarë donte në të vërtetë dhe çfarë jo.
Gjithashtu, ajo thotë se epitetet që media i vendosi pasi u deklarua si biseksuale kanë ndryshuar mënyrën se si Heard mendon dhe percepton publikun sepse shkoi nga Amber Heard në “lesbikja Amber Heard”!
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...