Pak ditë më parë në një rrëfim ekskluziv për ‘revistawho.com’, bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi pranoi se do të bëhej nënë për herë të parë.
“Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, – u shpreh ajo. Ditën e sotme ish-Miss Shqipëria ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës.
Almeda ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi ku ka treguar se ka shkuar për një vizitë tek gjinekologia. Më pas ka postuar edhe disa foto të tjera, nëpërmjet të cilave ka zbuluar se po pret një djalë.
Me disa tullumbace ngjyrë blu në dorë, përkrah partnerit të saj, Tolgahan Tsayisman dhe personave të afërt, Almeda duket shumë e lumtur për këtë lajm.
Kujtojmë se një vit më parë, Almeda dhe Tolgahan kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...