“Për’puthen” nisi këtë të premte me debate të forta mes Melikut e Antonias.
Meliku tha se ka marrë disa mesazhe kërcënuese në rrjetin social “Instagram” nga dikush që mund të jetë i dashuri i saj jashtë emisionit.
“Unë mendoj se Antonia është e lidhur jashtë. Ai dinte çdo gjë për të, edhe për lulet që unë i dhashë, më ta të kem kujdes, me morri dhe në telefon”.
Këto akuza e acaruan së tepërmi Antonia, që më pas u largua nga studio:
Antonia: Ti djalë i dashur, e ke bërë skenarin në mendjen tënde, në trurin tënd. Ti nuk je burrë për mua!
Meliku: Ti nuk je femër për mua
Antonia: Ti nuk je burrë dhe turp të të vijë që i thua këto fjalë
Konkurrenteve në program iu dukën dyshuese këto mesazhe, nga një person me profil të vërtetë të “Instagram”, ndërsa opinionisti Arjan Konomi tha se edhe atij i vijnë shumë mesazhe kërcënuese dhe fjalë që nuk duhen marrë shumë për bazë.
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...