Eliza Dushku aktorja me famë ndërkombëtare në një rrëfim publik ka treguar për herë të parë, probleme të saj nga jeta që askush më parë nuk i dinte.
Eliza mbajti një fjalim përpara disa studentëve në New Hampshire, ku tregoi se ajo para disa vitesh ishte bërë vartëse e drogës dhe për këtë arsye familja e saj kishte filluar ta refuzonte.
Aktorja ka treguar se pas gjithë këtyre probleme, tashmë ajo është shumë mirë dhe ka 8 vite që nuk konsumon më drogë dhe ndodhet shumë pranë familjes së saj.
Më kujtohet im vëlla që nuk më lejonte ta takoja mbesën time sepse më thoshte se nuk më besonte. Por sot jam një hallë shumë e mirë, dhe e dini çfarë?! Ai kishte shumë të drejtë që nuk më lejonte… Braktisa veset e këqija për hir të familjes dhe sot jam esëll, e kthjellët. Drogat janë të forta por ne jemi më të fuqishëm”, ka përmbyllur mesazhin Eliza.
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...