Aktori i njohur Johnny Depp ka akuzuar ish-gruan e tij, Amber Heard, se gjatë një konflikti ajo i ka vendosur mbi faqe një cigare të ndezur.
Gjithashtu, Amber e ka qëlluar atë me një shishe, e cila i ka lënduar gishtin.
Në foton që po qarkullon në rrjet, Depp shfaqet i larë në gjak pas sherrit me ish-bashkëshorten në vitin 2015.
Kjo është hera e parë që kjo foto publikohet, 4 vite pas sherrit të bujshëm.
Nëpërmjet kësaj fotoje, mësohet vërtetësia e akuzave të aktorit, i cili mesa duket ka qenë i pafajshëm dhe artikulli i vitit 2018 për të, ku cilësohej si ‘dhunues femrash’, është i pavërtetë.
Ngjarja e rëndë mes çiftit ndodhi në Australi dhe zënka nisi në momentin kur Amber dëgjoi aktorin të fliste me avokatët e tij për një marrëveshje pas-martesore.

Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë
Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që ...
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...