Can Yaman është një ndër artistët më të përfolur të momentit në shtetin turk.
Aktori së fundi ka pranuar se është me prejardhje shqiptare duke folur për mediat e Turqisë.
Ai në një intervistë të dhënë kishte pohuar se gjyshen e kishte shqiptare të Maqedonisë si dhe gjyshin e ka prishtinas.
E pas kësaj, Yaman publikoi një video në llogarinë personale në Instagram kur përgjigjet në disa pyetje interesante.
I pyetur se kë zgjedh ndërmjet ushqimit italian dhe atij shqiptar, Yaman ka zgjedhur ushqimin tonë.
Vlen të përmendet se Can u bë më i njohur për publikun shqiptar me rolin në serialin “Erkenci Kus”.