Aktori nga Tetova që jeton dhe vepron në Gjermani, Blerim Destani, po vazhdon me sukseset e tij në botën e filmit.
Destani së fundmi ka luajtur në filmin “The Poison Rose”, në të cilin luajnë edhe yjet, si Morgan Freeman dhe John Travolta, transmeton albinfo.ch.
Filmi po shfaqet në kinematë amerikane, ndërsa Blerim Destani në këtë film luan rolin e Lorenzo Rodriquez.
Prej kohësh qarkullon një fotografi nga xhirimet e filmit që tregon një skenë ku Destani është i ulur në tavolinën e bixhozit mes Travoltës dhe Freemanit, një shans që pak aktorëve u është dhënë në jetë.
Illyriapress njofton se filmin po shfaqet edhe në Cinema Village në New York.
Vrasja me nëntë plumba në Llapashticë të Podujevës, i akuzua...
Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të bashk...
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...