Aktori amerikan Morgan Freeman, po e njeh Kosovën tashmë edhe më shumë.
Kjo pasi kësaj radhe Freeman është takuar me një diplomate kosovare e cila atë e ka njohur edhe me shtetin e Kosovës pasi i dhuroi po ashtu edhe një brosh me flamurin e Repulikës, njofton Klan Kosova.
Është diplomatja kosovare Valmira Thaçi- Musa, e cila punon në Ambasadën e Kosovës në Panama por që ka shfrytëzuar këtë moment që aktorit të njohur t’i tregojë më shumë për shtetin kosovar.
”Kënaqësi të takojmë një ndër aktorët më të mirë të të gjitha kohërave, Morgan Freeman. Në shenjë falënderimi ja dhuruam flamurin e Kosovës dhe të ShBA-ve të cilin e vuri me shumë kënaqësi”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...